Barazon rekordin e Sir Alex Fergusonit, Ancelotti unik në Champions

Barazon rekordin e Sir Alex Fergusonit, Ancelotti unik në Champions
Trajneri italian i Real Madridit, Carlo Ancelotti, me barazimin (1-1) ndaj Manchester City-t në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, barazoi rekordin e Sir Alex Fergusson për numrin e e ndeshjeve si trajner në këtë kompeticion.
Carlo Ancelotti arriti 190 paraqitje në kompeticionin më të madh të klubeve në Kontinentin e Vjetër dhe po përgatitet të kalojë Fergusonin (u tërhoqi në 2013) në ndeshjen e kthimit, në Mançester, për të shënuar një rekord të ri historik në ligën e milionerëve.
Italiani është trajneri që mban rekordin e trofeve të fituar në këtë kompeticion (4): dy herë me Milanin e po kaq herë me Realin.

MARKETING