Bamirësia e “Merhamet” vazhdon: Shpërndahen 400 pako ushqimore në Shkup dhe Kumanovë

Në kuadër të projekteve bamirëse të muajit të bekuar të Ramazanit, OKH Merhamet në bashkëpunim me Shoqatën Hayrat nga Turqia, shpërndanë 400 pako ushqimore në Shkup dhe Kumanovë.
Kjo iniciativë ka për qëllim të mbështesë ata që kanë nevojë gjatë këtij muaji të shenjtë.
Aktivitetet e Ramazanit do të vazhdojnë deri në fund të këtij muaji të bekuar.
Faleminderit të gjithë atyre që kontribojnë për të bërë një ndryshim në jetën e të tjerëve!