Balotazhi, Vardari ndaj Detonitit do të luaj të dielën

Balotazhi, Vardari ndaj Detonitit do të luaj të dielën

Me xhiron e 33-të në program u mbyll sezoni në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë ka mbetur vetëm një çështje për tu zgjidhur se kush do të jetë ekipi që do të jetë në mesin e më të mirëve në sezonin e ri, aty ku Vardari do të luaj në balotazh me ekipin e Ligës së Dytë, Detonitin, me këtë të fundit që ka përfunduar sezonin në vendin e tretë. Nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut kanë bërë të ditur përmes një njoftimi se ndeshja e balotazhit për Ligën e Parë ndërmjet Vardarit dhe Detonitit do të luhet të dielën në Strumicë, duke nisur nga ora 17:00. Kujtojmë se në sezonin e ri pjesë e elitës nuk do të jenë Bregallnica dhe Makedonija Gjorçe Petrovi, përderisa nga Liga e Dytë inkuadrim në Ligën e Parë kanë siguruar Besa e Dobërdollit dhe Pelisteri.

MARKETING