Ballkani merr një pikë në Astana, mban gjallë shpresat e kualifikimit

Ballkani ngec në takimin e katërt të fazës së grupeve të Conference League, ndërsa nuk mundi të merrte më shumë se barazimi 0-0 në transfertë ndaj Astanës.
Pjesa e parë e takimit të luajtur në “Astana Arena” u shfaq e vakët, me rastet që ishin të pakta nga të dyja anët.
Në fraksionin e dytë Ballkani u shfaq më kërkues dhe i shkoi në disa raste afër golit, por fati nuk ishte në anën e skuadrës së Ilir Dajës.
Në fund takimi u mbyll me porta të paprekura, me Astanën që pas ndeshjes së katërt renditet momentalisht në vend të dytë të Grupit C me katërt pikë, teksa Ballkani po me katër pikë qëndron aktualisht në vend të tretë, por mban gjallë shpresat e kualifkimit.