“Balancuesi” sot në rend dite të seancës së Gjykatës kushtetuese për sjellje të vendimit përfundimtar

“Balancuesi” sot në rend dite të seancës së Gjykatës kushtetuese për sjellje të vendimit përfundimtar

Gjykata kushtetuese sot në mbledhje do të duhet të sjellë vendim përfundimtar rreth propozim-procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së “balancuesit” – veglës për punësim sipas përkatësisë nacionale në institucionet shtetërore.

Në rend dite të Mbledhjes së 27-të të Gjykatës kushtetuese të caktuar për më 9 tetor janë paraparë gjashtë nisma për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, si dhe votim rreth gjashtë propozimeve për sjellje të vendimeve përfundimtare dhe të konstatojë pesë projekt-zgjidhje.

Gjykata kushtetuese më 18 shtator në mbledhje duskutoi nëse me cekjen e përkatësisë së bashkësisë e cila është e nevojshme për plotësim të çdo vendi të punës, kandidatëve për nëpunës të administratës u kufizohet qasja drejt çdo vendi të punës, përkatësisht nëse me “obligimin e kandidatëve për nëpunës të administratës në paraqitjen për punësim, mes të dhënave tët jera personale të cekin edhe prëkatësinë e bashkësisë” shkilet parimi i profesionalitetit dhe kompetencës dhe shkilet edhe e drejta e garantuar kushtetuese e punës dhe zgjedhjes së lirë të punësimit.

Gjykata pas debatit disaorësh, solli vendim të inicojë procedurë për dispozita të ligjit për të punësuar në sektorin publik – (Neni 19 paragrafi 1 alinea 1 në pjesën e “përkatësisë së bashkësisë”), Ligjit për nëpunës të administratës – (Neni 36 paragrafi 1 alinea 1 në pjesën “edhe përkatësia e bashkësisë”), Rregullores për elemente të domosdoshme në konkursin publik gjatë punësimit në sektorin publik – (neni 1 paragrafi 1 alinea 8 në pjesën “përkatësia e bashkësisë/bashkësive”, neni 2 paragrafi 2 dhe 3 neni 3m paragrafi 1 alinea 1 në pjesën “përkatësia e bashkësisë”), Rregullores për formën dhe përmbajtjen e regjistrit të të punësuarve në sektorin publik – (neni 3 paragrafi 1 alinea 8), si dhe Metodologjisë për planifikim të punësimeve në sektorin publik në pajtim me parimin për prëfaqësim adekuat dhe të drejtë, si dhe formën, përmbajtjen dhe formularin e planit vjetor për punësim dhe raportin për realizim të planit vjetor për punësim.

MARKETING