Bajram Rexhepi u takua me banorët e Gajres

Bajram Rexhepi u takua me banorët e Gajres

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga radhët e AKI, Bajram Rexhepi, mbrëmë është takuar me banorët e fshatit Gajre, ku u diskutuab problemet reale me të cilat po ballafaqohen tash e disa vite banorët e fshatit Gajre.
“Zgjidhja e këtyre problemeve është thelbësore për ta bërë Gajren një vend më të mirë për të jetuar, ashtu siç e meritojnë banorët e saj.”, ka thënë mbrëmë në Gajre, kandidatit i AKI, Bajram Rexhepi.

Postimi i plotë i Bajram Rexhepit:

📍 Në Gajren e Shaip Kamberit u takuam me banorët për të dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat e tyre.

Ata theksuan mungesën e ujit të pijshëm, çështjen e legalizimeve, përfshirjen e Gajres në planin urbanistik dhe ndërtimin e rrugës që lidh xhaminë me shkollën. U ngrit edhe nevoja për ndriçim publik, punë për të rinjtë, rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe rregullimin e 3 hyrjeve dhe daljes për fshatin.

Gjithashtu, banorët kërkuan kujdes për të moshuarit dhe përmirësimit të shërbimeve sociale.

✅ Zgjidhja e këtyre problemeve është thelbësore për ta bërë Gajren një vend më të mirë për të jetuar, ashtu siç e meritojnë banorët e saj.

#BashkëPërTetovën ✅

MARKETING