Bajram Rexhepi u takua me artistët nga Tetova

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sonte është takuar me komunitetin e artistëve nga qyteti i Tetovës. Në këtë bashkëbisedim Rexhepi ka thënë se detyrë e tyre në programin zgjedhor do të jetë rilindja kulturore në Tetovën e Re.
Postimi i plotë i Rexhepit:
Është gjithmonë kënaqësi të jesh mes krijuesve. Sonte u takova me komunitetin e artistëve të Tetovës. Fatkeqësisht, gjatë këtyre katër viteve qyteti ynë ka përjetuar një atrofim në aspektin kulturor dhe artistik.
Biseduam për shumë çështje që lidhen me rilindjen kulturore të Tetovës, të cilat do t’i përfshijmë në programin tonë zgjedhor për Tetovën e re. Rikthimi i festivaleve tradicionale, formimi i orkestrës së qytetit, si dhe nxitja e aftësive krijuese të nxënësve të moshës shkollore, ishin disa nga idetë që do t’i shndërrojmë në projekte konkrete për qytetin tonë.