Bajram Rexhepi realizon takim me mërgatën tetovare – në fokus sektor të veçantë për investimet e diasporës

Kandidati i Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, për kryetar të komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, sot ka realizuar takim me mërgatën tetovare, ku në fokus të bashkëbisedimit ka qenë krijimi i një sektori të veçantë për investimet e diasporës. Lidhur me këtë Rexhepi është shprehur se Tetova ka nevojë për investime, për përvojën që ata sjellin me vete dhe për një vizion të ri.
Komunikata e plotë e Bajram Rexhepit siç vijon:
Tetova nuk është për shitje, atë e kemi amanet nga të parët!
Takimi me mërgatën tetovare ishte i ngrohtë dhe i qartë. Tetova ka nevojë për investime, për përvojën që ata sjellin me vete dhe për një vizion të ri.
Sot kemi një garniturë politike që shet pa mëshirë pronën publike, e paratë përfundojnë në xhepa individësh, jo në arkën komunale. “Këta po të munden, do ta shisnin edhe qiellin e Tetovës!” ishin fjalët e një mërgimtari që më prekën jashtëzakonisht shumë.
Po, Tetova ka shumë probleme, por biseda me njerëz që kanë sakrifikuar shumë dhe nuk ia kanë kthyer kurrë shpinën vendlindjes, na jep energji dhe kurajo për të ndërtuar një Tetovë me të cilën do të krenohemi të gjithë.
Në Komunën e Tetovës do të krijojmë një sektor të veçantë, me profesionistë të dedikuar për investimet nga jashtë dhe diaspora, duke ofruar asistencë administrative e ligjore, për të rritur investimet, veçanërisht ato nga mërgata jonë në Tetovë e Pollog.
#Bashkë me mërgatën po shkruajmë programin #PërTetovënERe që do të jetë një kapitull i ri për qytetin tonë! 🩵