Bajram Rexhepi pjesëmarrës në ekspozitën “Natyra në gurë”, të akademik Izet Zeqirit

Bajram Rexhepi pjesëmarrës në ekspozitën “Natyra në gurë”, të akademik Izet Zeqirit

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, sot ka marr pjesë në ekspozitën personale “Natyra në gurë” të akademikut Izet Zeqiri.

Shkrimi i plotë i Rexhepit:

Është një ndjenjë e veçantë të jesh mes artistëve. Aq më tepër kur bëhet fjalë për profesor Izet Zeqirin, akademikun dhe ekonomistin që llogaritjet i ka kthyer në mozaikë dhe gurët e drurin në gjuhë shprehëse të artit.

Në çdo fragment të punimeve të tij sheh jo vetëm mjeshtërinë e dorës, por edhe filozofinë e qëndrueshmërisë dhe kujtesës që guri dhe druri përcjellin.

Kënaqësi e madhe që pata rastin të jem pjesë e ekspozitës së tij personale “Natyra në gurë”, një dëshmi e fortë se arti lidhet ngushtë me jetën dhe trashëgiminë tonë kulturore.

Profesor Izetit i uroj shëndet të mirë dhe shumë ekspozita të tjera frymëzuese!

MARKETING