Bajram Rexhepi: Ofrojmë zgjidhje konkrete për pastërtinë e qytetit, faturimi do të bëhet në bazë të banorëve
Kandidati i AKI-së për Tetovën, Bajram Rexhepi, vazhdoi me aktivitete duke vizituar disa objekte banesore në Tetovë. Ai u premtoi qytetarëve të Tetovës se do ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë çështjen me ujin e pijshëm, ndërsa premtoi se edhe do ta ndryshojë mënyrën e përllogaritjes së mbeturinave nga metër katror në kokë banori.
“Ne ofrojmë zgjidhje konkrete edhe për pastërtinë e qytetit do të ndryshojmë përllogaritjen dhe faturimin që bëhet ndaj qytetarëve, pasi që nuk ka asnjë logjikë që faturimi të bëhet në bazë të hapësirave. Ne do ta ndryshojmë këtë metodologji dhe i gjithë faturimi i qytetarëve do të behët në bazë të banorëve, pasi që banorët janë prodhuesit e mbetjeve dhe gjithsesi se do të ketë edhe zgjidhje dhe për mbetjet inerte në Tetovë, dhe përfundimisht Tetova do të jetë një qytet i pastër ashtu siç e meriton kryeqendra jonë në Maqedonisë e Veriut”, tha Bajram Rexhepi.

