Azizi: Studentët do të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
Provimi i jurisprudencës do jepet në gjuhën shqipe, VLEN po dëshmon se çështjet e shqipëtarëve nuk zgjidhen me deklarata boshe as me improvizime politike por me punë konkrete institucionale dhe me zgjidhje të plotë e të qëndrueshme. Vetëm një ditë pasi bashkëkryetrët e VLEN-it Bilal Kasami dhe Izet Mexhiti paralajmëruan lajme të mira lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe sot ata menjëherë u angazhuan në takim pune me kryeministrin, për ta avancuar zgjidhjen konkrete të këtij problemi shumëvjeçar.
Në takim u dikutua për përdorimin e gjuhëve gjatë dhënies të provimit të jurisprudencës me fokus të qartë që zgjidhja të jetë e plotë funksionale dhe në përputhje me kushtetutën dhe ligjin për përdorimin e gjuhëve.

