Aziri shpjegon masat që do të ndërmarrin për të ndaluar keqpërdorimet buxhetore
Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, kandidati për deputet nga radhët e “Frontit Evropian”, Elmi Aziri, u pyetur në lidhje me atë se si do të ndalojnë keqpërdorimin e buxhetit, tha se ata kanë planifikuar disa masa sa i takon financave publike, transparencës zhvillimore.
“Një ndër ata është smart financa e cila veç ka filluar të aplikohet, financat e dixhitalizuara dhe transparente. Sistemi i integruar i financave ku do të mundësoj në maksimum eliminimin e faktorit njeri në shpërndarjen e mjeteve buxhetore”, ka deklaruar Aziri.
Ai tha se kanë planifikuar edhe një institucion akademia e financave publike, që veçanërisht i dedikohet të punësuarve në sektorin publik për mënyrën me menaxhimin e sektorit publik.
Aziriu tha se ata do të bëjnë edhe ristrukturimin dhe menaxhimin e ndërmarrjeve publike.
“Një ndër masat është edhe aplikimi i standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit në ndërmarrjet publike, në mënyrë që ndërmarrjet publike që nuk kanë efikasitet financiar me vite, ata t’i nënshtrohet ristrukturimit”, tha Aziri.