Aziri: Qeveria krijon iluzion se po lufton lojërat e fatit, por po e forcon industrinë

Aziri: Qeveria krijon iluzion se po lufton lojërat e fatit, por po e forcon industrinë

Ligji që ka propozuar qeveria për lojërat e fatit është një legalizim, një funksion mbrojtës për industrinë e lojërave të fatit, vlerësoi deputeti i Lidhjes Shqiptare, Elmi Aziri gjatë emisionit Impakt. Sipas tij, ligji ka vetëm një një ndryshim e ka ligji nga gjendja ekzistuese, përkatësisht pjesa e largimit të kazinove në distancë 500 m nga shkollat fillore dhe të mesme

“Zgjidhja është ajo që e kemi propozuar ne si parti politike. Zgjidhja është që, objektet e lojërave të fatit ose lojërat e fatit të organizohen në objekte ekskluzivisht në hotele me 5 yje, gjë që në Maqedoninë e Veriut nuk i kemi ato objekte. Por, ato që dëshirojnë të mirren me këtë industri, me këtë biznes, ato duhet edhe të investojnë dhe urdhëroni investoni në hotele me 5 yje, ndërtoni në hapësira ku nuk ka qarkullim të njerëzve, zakonisht këto bëhen në zona kufitare dhe në mënyrë që t’i largojmë nga vendbanimet ku lojërat e fatit janë të ekspozuara ndaj të gjithë qytetarëve. Paradoksi ose absurdi i llojit të vet – pse duhet të largohen 500 metra nga shkollat dhe nuk duhet të largohen prej xhamive, pse nuk duhet të largohen nga kishat, çerdhet e fëmijëve, spitaleve!? Çka është ky distinksion absurd mes objekteve të interesit publik! Pse e kanë bërë veç për shkollat!?”, tha Aziri.

Sipas tij, kjo është një tentativë për të plasuar në opinion një iluzion se gjoja qeveria po bën veprime për t’i parandaluar lojërat e fatit, por në të kundërtën, siç theksoi ai, jo që nuk bën veprime por, vetëm se i përforcon pozitën e këtyre objekteve, e përforcon pozitën e kësaj industrie në vendbanime dhe në ekonomi në tërësi.

MARKETING