Azir Aliu: Në këto zgjedhje ndodhi mrekullia!

Azir Aliu: Në këto zgjedhje ndodhi mrekullia!

Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, ish ministri Azir Aliu, duke folur për zgjedhjet tha se ka ndodhur një mrekulli.

Aziri tha se eksponent e BDI-së dhe Frontit Evropian kanë pritur që në rrethinë e dytë të ketë një diferencë shumë të madhe, sikurse ajo mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

“Po administrata shtetërore duke e parë se VLEN-i e zhveshi dhe demaskoi BDI-në filluan të bëhen më rezistencë ndaj shantazheve dhe formave që BDI trajtonte gjatë atyre dy javëve. Më besoni se mund të shënojmë një libër se çfarë ka ndodhur gjatë atyre dy javëve, me qytetarët dhe me format se si ata me çdo kusht dëshironin tua marrin votën. Ka qenë gjatë gjithë kohës, ndërsa ditën e zgjedhjeve ishte kulminacioni”, tha Aziri, duke shtuar se projeksioni i tyre ka qenë që të lihet VLEN-i me 8 deputetët.

Por kjo nuk ndodhi, dhe për këtë shkak themi se ka ndodhur mrekullia.

“Rritja e votës ka qenë për shkak se gjatë tërë kohës kanë bërë gabime”, u shpreh Aziri.

 

MARKETING