Azir Aliu brenda dy javëve do të viziton Çashkën për të diskutuar për problemin me shërbimet shëndetësore primare
Në emisionin “Debat në Shenja” ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu i pyetur për mungesën e shërbimeve shëndetësore primare në komunë e Çashkës, të denoncuara nga kryetari Suat Shaqiri në TV SHENJA, Aliu tha se, ai do të bashkëpunoj jo vetëm me zotri Shaqirin por me çdo komunë.
Ai tha se tani më ka filluar me katër komuna bashkëpunim për të krijuar infrastruktura për shëndetësinë primare.
“Pra unë shumë shpejt do të shkojë dhe do të jetë prezent në komunë së bashku me kryetarin të shihet se si do të mund të investohet dhe të krijohet infrastrukturë bazike”, tha Azir Aliu, duke thënë se brenda dy javëve do të ndodhë kjo vizitë.

