Avioni i NATO-s rrëzon dronin që hyri ilegalisht në hapësirën ajrore të Rumanisë

Një avion luftarak spanjoll F-18, i angazhuar në një mision të NATO-s, ka rrëzuar një dron që kishte hyrë ilegalisht në hapësirën ajrore të Rumanisë.

MARKETING

Description of image

Ministria rumune e Mbrojtjes bëri të ditur se ky është droni i katërt i rrëzuar nga Rumania gjatë këtij viti.

Sipas njoftimit, radarët e zbuluan dronin duke hyrë në territorin rumun nga drejtimi i Moldavisë, rreth 24 kilometra në veri të qytetit Galati.

Avioni F-18 arriti ta identifikonte objektivin përmes radarit dhe, pasi mori autorizimin, e rrëzoi atë në orën 05:01.

Autoritetet thanë se mbetjet e dronit besohet se kanë rënë në një zonë të pabanuar mes dy fshatrave.