Aventura te Arsenal drejt përfundimit, Xhaka pranë transferimit në Gjermani

Aventura te Arsenal drejt përfundimit, Xhaka pranë transferimit në Gjermani

Duket se Granit Xhaka do të largohet nga Arsenal pas shtatë viteve karrierë të mrekullueshme.

E ardhmja e mesfushorit shqiptar mund të jetë sërish në Bundesliga, ku në të shkuarën ka qenë pjesë e Borussia Monchegladbach.

Duke qenë se Diaby, sulmuesi francez i Leverkusen është një nga objektivat kryesore të Arsenalit në merkaton e verës, Xhaka mund të jetë pjesë e kësaj tratative për të sjellë në “Emirates” Moussa Diaby. Kjo edhe sepse Leverkusen ia ka karkuar “topçinjve” këtë shkëmbim.
Sulmuesi francez ka një vlerë të kripur në treg, me rreth 100 milionë euro, një shumë që Arsenali nuk është i gatshëm ta paguaj. Megjithatë, klubi gjerman i ka propozuar Arsenalit që ta përfshijë Xhakën në ofertë në mënyrë që të ulet çmimi i kartonit të sulmuesit francez.

MARKETING