AUV: Nga 41 azile për të moshuar, 14 nuk kanë qenë të regjistruar si operatorë me ushqim

AUV: Nga 41 azile për të moshuar, 14 nuk kanë qenë të regjistruar si operatorë me ushqim

Shërbimet inspeksutese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) nga 29 deri më 31 tetor kanë zbatuar mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në 41 shtëpi për persona të moshuar në vend. Me kontrollet është vërtetuar se 14 prej tyre nuk janë regjistruar fare si operatorë me ushqim në AUV.

Janë lëshuar 16 vendime me urdhra për mënjanim të parregullsive të vërtetuara, katër nga të cilat për kërkesa të pakënaquta higjienike, ndërsa tek tre operatorë është vërtetuar se të punësuarit nuk kanë zbatuar kontrolle të detyruara shëndetësore. Janë shqiptuar edhe gjoba për 18 operatorë.

Sipas AUV, tek pesë operatorë janë sekuestruar edhe shkatërruar 40 kilogramë ushqim i pasigurt.

MARKETING