Atentat ndaj kryeministrit prorus të Sllovakisë

Atentat ndaj kryeministrit prorus të Sllovakisë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është plagosur në një incident me të shtëna pas një takimi të Qeverisë në afërsi të Bratislavës.  Nënkryetari i Parlamentit të Sllovakisë, Lubos Blaha, konfirmoi incidentin gjatë një seance parlamentare, të cilën e shtyu për datë të papërcaktuar.

Nuk dihet sa rëndë mund të jetë plagosur Fico. Autoritetet kanë arrestuar një preson i cili besohet se është i dyshuari që shtiu mbi kryeministrin, megjithëse kjo nuk është konfirmuar nga policia lokale.

Kryeministri populist Fico fitoi zgjedhjet e përgjithshme tetorin e kaluar dhe është përballur me kritika të gjera për polarizimin e politikës në vendin e Evropës Qendrore me komente pro-ruse dhe një shtytje për të zgjeruar kontrollin e shtetit mbi mediat. /SHENJA/

MARKETING