Astrit Merko, për herë të 100-të udhëheqi femrat e Maqedonisë U19

Astrit Merko, për herë të 100-të udhëheqi femrat e Maqedonisë U19

Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë për femra ka shënuar një tjetër fitore bindëse në xhiron e dytë të turneut kualifikues për kualifikim në Kampionatin Evropian që mbahet në Shkup.

Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” sot u mposht Gjibraltari me rezultat bindës 3:0. Përfaqësuesja e seleksionuesit Astrit Merko me meritë arriti fitoren e dytë nga dy ndeshjet e zhvilluara në këtë turne kualifikues.

Paneska hapi rezultatin e takimit të sotëm në fillim të minutës së 11-të. Sela rriti epërsinë e Maqedonisë në minutën e 22-të.

Në vazhdim të ndeshjes, më saktësisht në minutën e 48-të, Paneska shënoi edhe një herë, për shifrat finale 3:0.

Në xhiron e kaluar, përfaqësuesja e Maqedonisë shënoi fitore bindëse ndaj Gjeorgjisë me rezultat 4:0.

Në ndeshjen e sotme kundër Gjibraltarit, Astrit Merko për herë të 100-të drejtoi përfaqësuesen e Maqedonisë për femra nën 19 vjeç.

MARKETING