Aspak i lumtur, portieri shpërblehet me vezë pasi shpallet lojtari i ndeshjes në Norvegji

Jan De Bor u shpall lojtari i ndeshjes mbrëmë në Norvegji. Portieri 24-vjeçari që luan për Bryn në elitë, priti penallti ndaj Bodo/Glimt për të mbajtur skuadrën në lojë.
Skuadra e tij nuk shmangu humbje duke e mbyllur me rezultatin 0-1. Pavarësisht disfatës, në fund ishte portieri që u konsiderua lojtari i ndeshjes.
Për këtë fitoi edhe katër bikerina me vezë. Pamja e tij pas ndeshjes së humbur, sigurisht që nuk tregonte lumturi.