Asnjë ushtarak shqiptar në misionet ushtarake diplomatike të RMV-së

Asnjë ushtarak shqiptar në misionet ushtarake diplomatike të RMV-së

Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut ka shpallur listën e oficerëve të caktuar për pozita në strukturat e NATO-s dhe OSBE-së, por asnjë shqiptar nuk është përfshirë në këtë konkurs.

Pavarësisht faktit se shqiptarët përbëjnë një përqindje të rëndësishme të popullsisë, e aq më pak janë edhe të përfaqësuar në Forcat e Armatosura të RMV-së, çuditërisht në listën zyrtare të të emëruarve nuk ka asnjë shqiptarë.

Vendimet e publikuara më 28 korrik dhe 1 gusht 2025 përcaktojnë emërime në poste të larta në Napoli, Bruksel, Vjenë dhe Selanik, siç mund të ceken:
Shtabi i Forcave Aleate të NATO-s në Napoli, Itali; Përfaqësia diplomatike të Maqedonisë së Veriut pranë NATO dhe BE-së në Bruksel, Belgjikë; Shtabi Ndërkombëtar Ushtarak i NATO-s në Bruksel; Misioni i përhershëm pranë OSBE-së në Vjenë, Austri; Shtabi i Forcave të NATO-s për dislokim të shpejtë në Selanik, Greqi.

Gjitha këto pozita përfshijnë role shumë të rëndësishme në sferën e sigurisë, por pa asnjë shqiptarë.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të vendit, Bujar Osmani, i cili mes tjerash ka thënë: “Përjashtimi nga sektori i sigurisë është alarm shqetësues. Vasaliteti po kërcënon edhe sigurinë!”.

MARKETING