ASHMAA: Televizioni SHENJA ka pasur informim të balancuar gjatë zgjedhjeve

ASHMAA: Televizioni SHENJA ka pasur informim të balancuar gjatë zgjedhjeve

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka publikuar raportet e prezantimit mediatik zgjedhor për Zgjedhjet Parlamentare 2024 nga data 18 deri më 22 prill dhe nga data 25 prill deri më 6 maj dhe për rrethin e dytë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale 2024 nga data 25 prill deri më 6 maj. Për informimin e Televizionit Shenja, në raport theksohet se ka pasur informim të balancuar. “Në Edicionet Qendrore të Lajmeve në zgjedhjet presideniale dhe parlamentare, TV Shenja ka bërë informim mediatik të balancuar për fushatën e prof.dr. Siljanovska Davkovas të mbështetur nga VMRO DPMNE dhe të prof.dr. Stevo Pendarovski të mbështetur nga LSDM. Në kronikat për pasqyrën e aktiviteteve ditore promovuese para votuesve, TV Shenja ka prezantuar poenta nga ngjarjet e dy rivalëve për shefin e ardhshëm të shtetit”. Po ashtu thuhet se ritmin e procesit zgjedhor mediumi e ka ndjekur përmes një qasje të barabartë gazetareske, i përbërë në mënyrë neutrale, në varësi të frekuencës së aktiviteteve, të prodhuara nga pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore.

MARKETING