ASHMAA: Kryeministri duhet të përmbahet nga shprehja e qëndrimeve personale në media

ASHMAA: Kryeministri duhet të përmbahet nga shprehja e qëndrimeve personale në media

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA) reagon ashpër ndaj etiketimit të politikës redaktuese të mediave të caktuara nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe thekson se bartësit e funksioneve publike duhet të përmbahen nga shprehja e pikëpamjeve personale, subjektive që cenojnë lirinë e mediave.

“Mbajtësit e funksioneve publike duhet të jenë të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që kanë dhe peshën e çdo fjale të shprehur publikisht. Në vend që të përdorin narrativa që diskreditojnë dhe bëjnë presion mbi mediat, ato duhet të jenë shembull i sjelljes së përgjegjshme dhe profesionale.
Në të njëjtën kohë, Agjencia rikujton se roli i mediave është të informojë dhe hapë çështje që janë subjekt i interesit publik, prandaj të gjithë aktorët relevantë në vend duhet të bëjnë çdo përpjekje për të siguruar një mjedis të favorshëm për forcimin e lirisë së media dhe pavarësia editoriale”, thonë nga ASHMAA.