ASHMAA dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë ndaj mediave dhe gazetarëve

ASHMAA dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë ndaj mediave dhe gazetarëve

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe thirrjeve për dhunë ndaj mediave dhe gazetarëve.

“Thirrjet për sulme ndaj mediave dhe punonjësve të medias, drejtpërdrejt kërcënojnë sigurinë e gazetarëve dhe paraqesin sulm ndaj lirisë së shprehjes”, thonë në ASHMAA.

Agjencia edhe një herë u kujton mediave gjatë krijimit të programit të tyre që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë përmbajtjeve të emisioneve, filmave dhe serialeve veçanërisht në atë se çfarë rëndësie mund të marrin në kontest të këtyre momenteve të ndjeshme.

“Informacioni dhe përmbajtjet për ditë zie dhe njëkohësisht të respektojnë standardet më të larta profesionale dhe etike gazetareske”, thuhet në kumtesë.

MARKETING