ASH: Vazhdon zgjerimi i kishës në Kodrën e Diellit, Komuna e Tetovës përsëri hesht

ASH: Vazhdon zgjerimi i kishës në Kodrën e Diellit, Komuna e Tetovës përsëri hesht

Pasojat e pazarit VMRO-VLEN vazhdojnë ti paguajnë tetovarët. Pas ndërtimit të kryqit gjigant, në Kodrën e Diellit vazhdojnë punimet dhe zgjerimi i kompleksit të Kishës Ortodokse, thuhet në reagimin e ASH-së, krahu i Zijadin Selës.
“Së fundmi, makineri e rëndë punon në uzurpimin e pronës publike, shkatërrimin e natyrës dhe hapësirave të gjelbërta dhe zgjerimin e oborrit të Kishës. Mbetet e paqartë se çfarë planifikojnë të ndërtojnë në bazamentin e ri që po vendoset. Si në rastin e ndërtimit të kryqit edhe në këtë rast, autoritetet komunale të Tetovës nuk reagojnë e madje as nuk e shohin se çfarë po ndodh në Kodrën e Diellit. Kujtojmë se ish kreu i inspektoratit, Sedat Sulejmani, pas heshtjes ndaj vendosjes së kryqit u shpërblye me postin e zëvendës ministrit të kulturës. Ndërkohë për çdo ditë të njëjtat institucione godasin qytetarët dhe bizneset në Tetovë për uzurpim të pronës publike.
Kjo dëshmon edhe një herë se ndërtimi i kryqit dhe zgjerimi i hapësirave të kishës në Kodrën e Diellit është rezultat i marrëveshjeve të fshehta mes VMRO-së, Lëvizjes Besa dhe koalicionit VLEN që ka për qëllim vetëm interesat personale dhe partiake të partive që hyjnë në Qeveri pa legjitimitet dhe si humbës të zgjedhjeve”, thuhet në reagimin e ASH-së.

MARKETING