ASH sot në Kuvendin në Kumanovë vendos për hyrjen në Qeveri
Aleanca për Shqiptarët (ASH) sot do të mbaj Kuvendin partiak në Kumanovë, ku pritet të zgjedhet kryesia e re partiake, por edhe vendimi për hyrjen në Qeverinë aktuale.
Taravari ka paralajmëruar se organi i lartë partiak sot do të jap vlerësimin për mundësin e hyrjes ose në Qeveri, por pas këtij vendimi do të ketë edhe një referendum me bazën partiake, ku do të merret vendimi final.
Kreu i ASH-së, Arben Taravari ka bërë të ditur se ka pasur takime formale, por ende nuk ka asgjë të finalizuar, përfshirë edhe ndarjen e resorëve institucionale. Dje është zhvilluar një takim midis kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe atij të ASH-së, Arben Taravari, ku është diskutuar mbi këtë temë, por duke mos dhënë detaje.