ASH: RMV po shndërrohet në provincë serbe me bekimin e Qeverisë

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ka reaguar ndaj një ceremonie të zhvilluar sot nga Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale të Serbisë, ku u shpall publikisht përfshirja e Maqedonisë së Veriut në projektin serb “Sërbski Svet”, duke e quajtur këtë një akt të rëndë kundër sovranitetit dhe rendit kushtetues të shtetit.
Sipas ASH kjo paraqet një miratim zyrtar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për gjithë atë që ndodhi e u tha nga ministrja sërbe. Në deklaratën zyrtare të kësaj force politike, thuhet se në aktivitetet e mbajtura në Manastir dhe Kajmakçallan, Maqedonia e Veriut u cilësua “tokë serbe”, ndërsa qytetet si Manastiri dhe Ohri u shpallën “qytete serbe”, me flamurin serb të shpallur “Flamur të bashkimit”. Alarmi politik i Aleancës thekson se kjo ceremoni u mbajt në prezencë të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoilkoviç.
Më poshtë reagimi i plotë i ASH – Sela:
Sërbia sot e shpalli Maqedoninë e Veriut tokë sërbe, Qeveria e miratoi me prezencën e zv.kryeministrit
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale të Sërbisë sot e shpalli Maqedoninë e Veriut tokë sërbe, duke publikuar edhe zyrtarisht implementimin e projektit për futjen e vendit tonë në të ashtuquajturën “Sërbski Svet”.
Nga Manastiri dhe Kajmakallën u kremtua okupimi i Maqedonisë nga Sërbia, Manastiri dhe Ohri u shpallën qytete sërbe, ndërsa flamurin sërb e shpallën “Flamur të bashkimit”. E gjithë kjo ndodhi në prezencë të zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviç, që paraqet një miratim zyrtar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për gjithë atë që ndodhi e u tha nga ministrja sërbe. E gjithë ceremonia u shoqërua me policë e ushtarë të Sërbisë, që simbolizon okupimin e vendit dhe shkel Kushtetutën dhe sovranitetin.
Ky akt konfirmon të gjitha paralajmërimet tona se Qeveria VMRO-ZNAM po e bën Maqedoninë e Veriut pjesë të Botës Sërbe, ndërsa partitë shqiptare nga VLEN e legjitimojnë dhe arsyetojnë tanimë edhe me veprime konkrete.
Këto veprime ndryshojnë krejtësisht orientimin e vendit, nga një shtet i pavarur dhe i gjithë qytetarëve, në një provincë sërbe, nga një vend europian dhe anëtar i NATO-s, në një poligon të Sërbisë dhe Rusisë.
– Aleanca për Shqiptarët
P.S.
Videot skandakoze:
https://www.facebook.com/share/v/1CLjZxKsgQ/?mibextid=wwXIfr
https://www.facebook.com/share/v/14Jo1kbnLTJ/?mibextid=wwXIfr