ASH: Nga 310 nxënës të pranuar në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji” vetëm 9 shqiptarë

ASH: Nga 310 nxënës të pranuar në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji” vetëm 9 shqiptarë

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar për rezultatet e pranimit të nxënësve në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji”, duke shprehur shqetësim për përfaqësimin e shqiptarëve.

MARKETING

Description of image

Sipas ASH-së, nga 310 nxënës të pranuar, vetëm 9 janë shqiptarë, që përbën më pak se 3 për qind. Partia thekson se mësimi në këtë shkollë zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase.

ASH kërkon transparencë për konkursin, numrin e kandidatëve shqiptarë që kanë aplikuar dhe mënyrën e vlerësimit të tyre.

Nga partia thonë se përbërja e kësaj shkolle është e rëndësishme, pasi ajo përgatit kuadro për policinë dhe të diplomuarve u garantohet punësim në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

MARKETING