ASH në Kumanovë do të zgjedh organet drejtuese, do të shqyrtohet edhe oferta për hyrje në Qeveri

Aleanca për Shqiptarët nesër në Kumanovë do të mbajë mbledhjen e partisë, ku pritet të zgjidhen organet drejtuese të partisë. Në këtë mbledhje pritet të diskutohet edhe oferta për hyrje në Qeveri.
“Ju njoftojmë se nesër, 21.01.2023 (e shtunë) me fillim në ora 12:00, në lokalet e organizatave të mëhershme politike komunale në Kumanovë (ish Komiteti) do të mbahet mbledhja e Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, ku do të zgjidhen organet drejtuese të partisë.
Para fillimit të punimeve do të ketë inserte dhe deklaratë për media, ndërsa pas përfundimit do të kumtohen edhe vendimet e miratuara në Kuvend”, kanë thënë nga ASH, përcjell SHENJA.

MARKETING