ASH: Kushëriri i Mexhitit bashkë me djalin e Ivanovit dhe bashkëshorten e organizatorit të 27 prillit, në krye te MEPSO-s

ASH: Kushëriri i Mexhitit bashkë me djalin e Ivanovit dhe bashkëshorten e organizatorit të 27 prillit, në krye te MEPSO-s

Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Ziadin Sela ka reaguar për atë që e ka quajtur “nepotizëm dhe partizim të plotë të Shoqërisë Aksionare “MEPSO””. Partia vlerëson se  këtu më së miri është gërshetuar vëllazëria mes VLEN, VMRO dhe organizatorëve të 27 Prillit. “Drejtor i ndërmarjes është emëruar kushëriri i Izet Mexhitit, ndërsa anëtarë të Këshillit Mbikqyrës, djali i ish presidentit Gjorgji Ivanov dhe bashkëshortja e Bogdan Ilievskit i njohur si Betmen. Ky i fundit ishte organizator dhe prijës i protestave të dhunshme të 27 prillit 2017 për çka edhe është dënuar nga gjykatat, por nga Qeveria aktuale jolegjitime po shpërblehet me një pozicion kyç për bashkëshorten e tij”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Sipas partisë, ky kombinim skandaloz, që përmban njerëz jo kompetent, familjarë dhe figura partiake, dëshmon se për interesa të ngushta partiake e familjare, partitë që hynë në Qeveri pa legjitimitet janë pajtuar edhe me terrorizmin e 27 Prillit dhe përveç lirimit të disa pjesëmarrësve, tani po bëjnë edhe shpërblimin e organizatorëve të asaj ngjarje të kobshme.

“Tanimë nuk bëhet fjalë për injorim të atyre partive nga VMRO dhe partnerët e tjerë, por për bashkëveprim në degradimin e shqiptarëve, sepse të gjithë emrat janë votuar bashkërisht në seancë të Qeverisë”, theksohet në reagimin e ASH-së. /SHENJA/

MARKETING