ASH: Bilall Kasami shpërndan informacion të rremë për rrugën Tetovë–Prizren

ASH: Bilall Kasami shpërndan informacion të rremë për rrugën Tetovë–Prizren
Screenshot

MARKETING

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me deklaratat e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për rrugën Tetovë–Prizren.

MARKETING

Sample Image

Sipas ASH, deklarata se rruga “ka filluar” është në kundërshtim me faktet zyrtare nga Ministria e Transportit. Projekti, theksojnë ata, është ende në fazë përgatitore, nuk ka filluar procedura e tenderimit dhe ndërtimi nuk ka nisur.

Aleanca për Shqiptarët pohon se prezantimi i ndërhyrjeve lokale si projekt ndërkufitar përbën manipulim dhe krijim të një realiteti të rremë për qytetarët. Sipas tyre, diferenca mes deklaratave të qeverisë dhe komunës nuk është thjesht interpretim, por një kontradiktë e qartë me faktet, që në thelb paraqet propagandë.

Video material nga reagimi:

MARKETING