ASH: Antikorrupsioni të mos hesht skandalin me Nazim Bushin

Kanë kaluar dy javë që kur Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kallëzim për dyshime për korrupsion kundër Nazim Bushit, Zëvendës-Ministër i Punëve të Brendshme.

“Deri më sot nga ky Antikorrupsioni nuk ka asnjë veprim konkret ose përgjigje ndaj kallëzimit, përveç konfirmimit përmes telefonit se i njëjti është pranuar. Sot, Aleanca për Shqiptarët i kërkon publikisht Prokurorisë Publike që të hetojë skandalin e zëvendësministrit, Nazim Bushi, në lidhje me qëndrimin e tij në një hotel luksoz të Stambollit në muajin tetor të vitit 2020. Ky qëndrim kap vlerë prej dhjetëra mijëra euro, por që janë paguar nga persona të panjohur sipas zëvendësministrit, gjë që përbën një dhuratë të kundërligjshme sipas ligjeve në fuqi”, thonë nga ASH.

 

Nga atje kanë thënë se dështimi i institucioneve kompetente për të hetuar kërë rast korruptiv forcon edhe më shumë konstatimet se në vendin tonë nuk ka drejtësi dhe se e njëjta është në shërbim të politikës dhe krimit të organizuar.

MARKETING