Asani shënon triplet në Ligën e Kampionëve të Azisë

Asani shënon triplet në Ligën e Kampionëve të Azisë

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani ka shënuar 3 gola dhe një asist për ekipin koreano-jugor, Guangju kundër skuadrës “Jokohama” nga Japonia, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve të Azisë.

Atij i kanë mjaftuar vetëm 2 minuta lojë për të zhbllokuar shifrat dhe për të regjistruar golin e parë për këtë sezon në këtë kompeticion. Por Asani nuk është ndalur me kaq teksa në minutën e 55-të realizoi dygolësh, ndësa në minutën e 69-të, sulmuesi i Shqipërisë ka dhënë asist për shokun e skuadrës Mikeltadze, i cili e ktheu në gol.

Ky i fundit riktheu asistin në golin e tretë të Asanit, të cilën e realizoi në kohën shtesë për të vendosur shifrat përfundimtare 7-3.

MARKETING