As si kafexhi! Mexhiti: Në ASHAM nuk ka të punësuar asnjë shqiptarë!
Zv/kryeministri Izet Mexhiti thotë se mbetet në qëndrimin se në ASHAM nuk ka asnjë të punësuar shqiptar, përkundër kryeministrit Hristijan Mickoski i cili tha se megjithatë ka shqiptarë të punësuar në Akademi.
“Jo, nuk është ashtu! Pas shumë debateve, pas shumë kërkesave, do të thotë ka 3-4 akademikë, por nuk ka asnjë të punësuar në ASHAM. As kafexhi nuk ka. Donë të thotë s’mund të më bind dikush që nuk ka shqiptarë që mund të punojnë në ASHAM”, ka deklaruar Mexhiti.