“As për 500 milionë euro”, Bayern Munich ia mbyll derën Real Madridit për Michael Olise
Klubi gjerman, Bayern Munich nuk ka ndërmend të ndahet nga sulmuesi i krahut, Michael Olise, edhe pas interesimit të madh nga Real Madridit. Më herët gjatë javës së fundit, u raportua se Real Madridi ishte gati të ofronte 150 milionë euro për lojtarin 24-vjeçar. Megjithatë, gazeta L’Equipe shkruan se këtë javë, një drejtues i Bayernit i tha gazetës: “Ai nuk do të largohet as për 200 milionë”. “Olise është i paçmuar. Edhe për 500 milionë euro, ai nuk do të largohet”, shtoi një tjetër anëtar i bordit të drejtorëve të klubit gjerman. Vërehet se Manchester City ose Paris Saint-Germain mund të nënshkruajnë potencialisht me francezin. Megjithatë, një rikthim te City, akademia e të cilit Olise ndoqi gjatë sezonit 2016/17, nuk duket të jetë pjesë e planeve të lojtarit. Ndërkohë, thuhet se parisienët nuk kanë ndërmend të shpenzojnë shuma të mëdha parash për futbollistë të rinj.

