Artim Shaqiri emërohet koordinator për ekipet e moshave 2007-2012

Artim Shaqiri emërohet koordinator për ekipet e moshave 2007-2012

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka emëruar ish-futbollistin e njohur Artim Shaqiri si koordinator për ekipet e moshave nga viti 2007 deri në 2012. Së bashku me të, edhe Sasho Miloshevski do të mbulojë këto kategori, duke ndihmuar në zhvillimin e talenteve të rinj.

“Artim Shaqiri dhe Sasho Miloshevski janë emëruar si koordinatorë për kategoritë nga 2007 deri 2013. Ata do të ndjekin çdo fëmijë individualisht, do të jenë mbështetje direkte për përzgjedhësit dhe do të ofrojnë analiza cilësore për çdo gjeneratë,” deklaroi drejtori teknik i kategorive të reja, Gjorgji Hristov.

Një tjetër risi që vjen nga FFM është vendosja e sistemit të video-analizës në stërvitje dhe ndeshje, një teknologji që deri më tani nuk ka qenë në përdorim në ekipet e moshave.

Artim Shaqiri ka një karrierë të pasur futbollistike, duke luajtur për klube të shumta në vend, si dhe në kampionate elitare evropiane si Premier League, Bundesliga dhe kampionati suedez. Me 67 paraqitje për kombëtaren e Maqedonisë, Shaqiri mban rekordin për numrin më të madh të ndeshjeve të zhvilluara me fanellën e përfaqësueses.

MARKETING