Artan Iljazi : Le ta mbyllim me fitore ndaj Besës

Artan Iljazi : Le ta mbyllim me fitore ndaj Besës

Nesër do të mbyllet gjysmësezoni në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Në program janë ndeshjet e xhiros së 18-të, ku do të luhen tre përballje shqiptare.

FC Shkupi në këtë xhiro do të ketë përballë Besën e Dobërdollit.

Një ditë para këtij takimi, kapiteni i bardhekaltërve, Artan Iljazi thotë se një fitore eventuale ndaj Besës do të ishte qershia mbi tortë, duke marrë parasysh që para tri ditëve trumfuan edhe ndaj Strugës.

“Maksimalisht jemi të përgatitur për këtë ndeshje, që do të jetë e fundit për stinorin vjeshtorë. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, edhe pse kishim një krizë të rezultateve, kur na mungonte fitorja për 5 ndeshje rradhazi. Megjithatë fitorja ndaj Strugës bëri që skuadra të reflektojë shumë pozitivisht edhe në seancat stërvitore të fundit, ku kemi punuar shumë mirë, ashtu që besoj se të dielën do të dalim me rezultat pozitiv. E dimë se në ndeshjen e parë të këtij sezoni kundër Besës në Çair na mungoi fitorja, mirëpo besojmë se një gjë të tillë do bëjmë të dielën në Gostivar. E them këtë pasi skuadra ka fituar shumë vetëbesim pas fitores së fundit kundër kampionëve të Struga Trim Lum të martën. Një fitore tjetër do të ishte qershia mbi tortë për të mbyllur në mënyrën më të mirë pjesën e parë të sezonit 2024/25, e që realisht nuk morrëm atë që prisnim”, u shpreh Iljazi.

MARKETING