Arsovska: Pas revizionit do të shpallim konkurs publik në QKR

Menjëherë pas përfundimit të auditimit do të shpallim edhe konkurs publik në të cilin mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit, deklaroi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, lidhur me pyetjen e ndërlidhur me zhvillimet e fundit në Qendrën kulturore rinore dhe informoi se është e mundur që shkupjanët të kenë pjesën e parë të Luna parkut të ri.

Lidhur me pohimet se sivjet është reduktuar buxheti për QKR nga ana e Qytetit të Shkupit, kryetarja Arsovska tha se buxheti për kulturë është pothuajse i njëjtë me vitin e kaluar.

“Është një nga institucionet që ka potencialin më të madh për të qenë i vetëqëndrueshëm dhe mendoj se ka funksionuar mirë dhe me cilësi në vitet e kaluara dhe kështu duhet të vazhdojë”, tha Arsovska.

Lidhur me rindërtimin e Sallës universale, kryetarja Arsovska tha se në kuadër të asaj që është biseduar me ministren e Kulturës, në Këshillin e Qytetit të Shkupit do të diskutohen edhe opsionet për gjetjen e zgjidhjes më të mirë për Sallën universale.

Ajo gjithashtu informoi se duke filluar me përfundimin e të gjitha procedurave për fillimin e ndërtimit të Luna parkut të ri, kanë përfunduar të gjitha aspektet formale ligjore dhe se kanë filluar të gjitha punimet në terren për rregullimin e vetë hapësirës.

“Shpresoj se deri në fund të këtij viti do të kemi rezultate të dukshme në Luna parkun e ri me disa nga rekuizitat dhe përmbajtjet që do t’u nevojiten shkupjanëve. Po ashtu po vazhdojmë edhe më tutje që gjithçka që është e nevojshme të shtohet, që shkupjanët të kenë një Luna park plotësisht funksional, i cili duhet të jetë atraksion jo vetëm këtu në Maqedoni, por edhe në rajonin më të gjerë”, tha Arsovska.

Kryetarja Arsovska në një intervistë për MIA-n -në iu përgjigj pyetjeve lidhur me shkarkimin e saj nga posti i kryetares së BNJVL-së, sfidat dhe problemet që lindin nga mungesa e mbështetjes nga Këshilli, si dhe çështjet rreth transportit publik, kaosit ndërtimor në kryeqytet, zhvillimet e fundit në QKR dhe korrupsionin. 

MARKETING