Arsimi triumfon bindshëm ndaj Shkupit

Arsimi triumfon bindshëm ndaj Shkupit

Arsimi i Çegranit shënoi një fitore bindëse 5:1 ndaj Shkupit, në ndeshjen hapëse të xhiros së 29-të në elitën e futbollit vendor. Vendasit dominuan takimin nga fillimi e deri në fund, duke kontrolluar lojën dhe mos lënë hapësirë për diskutim rreth fituesit. Golat për Arsimin u realizuan nga Ramadani, Rexhepi dhe Selmani, ndërsa talenti Osmani spikati me dy gola. Për Shkupin, golin e vetëm e shënoi Nuhia. Ndërkohë, xhiroja e 29-të vazhdon nesër me përballjen mes Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Rabotniçkit. /SHENJA/

MARKETING