Arsimi pëson humbje të thellë në shtëpi, mundet 0:5 nga Tikveshi
Skuadra e Arsimit është mundur me shifra të thella 5:0 nga Tikveshi në duelin e luajtur mesidtën e kësaj të mërkure në kuadër të xhiros së 21-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Ekipi shqiptar pranoi plotë 5 gola në duelin me Tikveshin, duke e mbyllur pjesën e parë në disavantazh me 3:0. Autorët e golave të triumfit për ekipin nga Kavadari i shënuan Stojanov, Guel, Luciano, Silla dhe Golubov.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Rabotniçki pësoi humbje nga Makedonija Gjorçe Petrovi me rezultat 3:1.
Xhiroja e 21-të mbyllet nesër, ku në program është derbi për titullin ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës, teksa do të luhet edhe takimi Pelisteri – Sileksi. /SHENJA/

