Arsimi fiton bindshëm Shkëndijën, humb Bashkimi në Kavadar

Arsimi fiton bindshëm Shkëndijën, humb Bashkimi në Kavadar

Arsimi ka marrë fitore bindëse përballë Shkëndijës në Gostivar, teksa Bashkimi ka humbur në Kavadar nga Tikveshi në dy duelet e zhvilluara mesditën e kësaj të diele në kuadër të xhiros së 14-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Skuadra e Arsimit ka mundur Shkëndijën me rezultat 3:0, ku golat e fitores u realizuan të gjitha në pjesën e dytë me Shefitin, Taipin dhe Jahijin.

Ndërkohë, me të njejtat shifra është mposhtur Bashkimi në Kavadar nga Tikveshi me golat e Ivanovskit, Stojanovit dhe Jonusit.
Xhiroja e 14-të mbyllet neser me duelin Rabotniçki – Struga që në program është nga ora 13:00.

MARKETING