Arsimi fiton Bashkimin në Gostivar
Arsimi i Çegranit ka fituar duelin ndaj Bashkimit të Kumanovës me rezultat 4:2 në ndeshjen hapëse të xhiros së 12-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Skuadra e Arsimit arriti të merr tre pikë me 4 gola të realizuar nga Taipi, Dardhishta dhe dy herë gjeti rrjetën Shefiti që realizoi i fundit, teksa për Bashkimin dy golat i shënuan Memeti dhe Avornijo në fund. Xhiroja e 12-të vazhdon gjatë mesjavës me ndeshje tjera në program, aty ku nesër Struga luan në kryeqytet ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, teksa Rabotniçki përballet me Tikveshin. Të mërkurën luhen ndeshjet Brera – Sileksi dhe Pelisteri – Vardari, teksa Shkupi – Shkëndija është shtyrë për shkak të tetovarëve që do të luajnë të enjtën në Ligën e Konferencës.

