Arsimi e mbyll sezonin me fitore, mposht Strugën

Arsimi e mbyll sezonin me fitore, mposht Strugën

Në ndeshjen hapëse të xhiros së 33-të në elitën e futbollit vendor, Arsimi ka regjistruar fitore minimale 1:0 ndaj Strugës. Pjesa e parë përfundoi pa gola, me të dy skuadrat që nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara. Vendimi i takimit erdhi në fillim të pjesës së dytë, kur Beshagiç realizoi golin e vetëm të ndeshjes, duke i siguruar tri pikë të rëndësishme ekipit të Arsimit. Ndërkohë, nga ora 18:00 ka nisur ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës. Ndryshe nesër në program të xhiros së 33-të janë takimet Brera – Shkupi dhe Pelisteri – Bashkimi. /SHENJA/

MARKETING