Arrestohet një vjedhës nga Tetova, paratë e vjedhura i kthehen pronarit

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar 28 vjeçarin K.V. nga Tetova.
MARKETING
Personi në fjalë dyshohet se paraprakisht në një restorant kishte marrë të holla nga portofoli i një personi. Paratë e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, derisa personi i dyshuar është ndaluar në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj K.V. do të ngritët padi adekuate.