Arrestohet një tifoz nga Sllovakia, 10 të tjerëve nuk iu lejua hyrja në shtet për shkak të sjelljes agresive dhe të pahijshme në aeroplan gjatë fluturimit dhe pas aterimit
Më 10.12.2025, rreth orës 20:30, në SPB Shkup, nga shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar -Shkup dhe nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri është denoncuar se në një aeroplan që ka mbërritur nga Sllovakia, disa persona nën ndikimin e alkoolit, të cilët janë pjesë e një grupi tifozësh, gjatë fluturimit dhe pas aterimit nuk i kanë respektuar rregulltat, kanë treguar sjellje agresive dhe i kanë shqetësuar pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhin.
Nëpunësit policorë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe pas ndërmarrjes së masave e arrestuan L.T. (38) nga Sllovakia, ndërsa 10 personave të tjerë, po ashtu, nga Sllovakia, nuk u ishte lejuar hyrja në vend për arsye sigurie. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj L.T.do të ngrihet kallëzim përkatës.

