Arrestohet një kontrabandist, policia i gjeti në veturë emigrantë nga Egjipti

Më datë 21.03.2025 rreth orës 02.50 në rrugën rajonale Negotinë-Gradsko, zyrtarët policorë të stacionit policor të mbikëqyrjes kufitare Mihajllovë kanë arrestuar T.J (44) nga Republika e Turqisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në veturën Renault Clio me targa kombëtare boshnjake, me të cilën ai drejtonte, janë gjetur pesë emigrantë nga Egjipti.
Automjeti është sekuestruar dhe personi është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.