Arrestohet një 48-vjeçar në Jazhincë, drejtonte veturë të kërkuar nga Interpoli

Arrestohet një 48-vjeçar në Jazhincë, drejtonte veturë të kërkuar nga Interpoli

MARKETING

Policia kufitare në Jazhincë ka arrestuar një person gjatë pasdites së djeshme, pasi u konstatua se automjeti me të cilin po udhëtonte ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

MARKETING

Sample Image

Ngjarja ka ndodhur më 20 mars 2026, rreth orës 18:40, gjatë kontrolleve rutinë në hyrje-dalje të pikës kufitare. Zyrtarët policorë kanë ndaluar një shtetas me inicialet S.A. (48 vjeç), nga fshati Radushë.

Pas verifikimeve në sistemet e të dhënave, është konstatuar se automjeti i tipit “Volkswagen Tiguan”, të cilin e drejtonte 48-vjeçari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Gjermania.

Autoritetet kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore lidhur me rastin.

MARKETING