Arrestohet një 25-vjeçar në Shkup, dyshohet për tregti me lëndë narkotike

Arrestohet një 25-vjeçar në Shkup, dyshohet për tregti me lëndë narkotike

Policia nga SPB Shkup dje ka arrestuar një 25-vjeçar i cili dyshohet për tregti me lëndë narkotike

“Me datë 01.03.2023 në ora 19:30 në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti Ilegale në kuadër të SPB-Shkup kanë arrestuar B.N.(25) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar rreth 500 gramë marijuanë dhe një peshore digjitale.

Ai është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB./

MARKETING