Arrestohet krimineli nga Kërçova, do të vuaj 7 vjet burg

Arrestohet krimineli nga Kërçova, do të vuaj 7 vjet burg

MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një të dënuar me burg nga Kërçova, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg prej mbi 7 vjet.

“Më 04.03.2023 në ora 18:10, zyrtarë policorë të policisë kriminale pranë SPB-Manastir kanë privuar nga liria I.M.(30) nga Kërçova. Ai është i dënuar me 13 vjet burg dhe kërkohej me urdhër qendror në bazë të urdhëresës nga burgu “Idrizovë”, për vuajtje të shtatë vjet e një muaj të dënimit. Ai gjithashtu dyshon se rreth orës 12:00 ka sulmuar fizikisht L.S.(69) nga Manastiri në rrugën “Marks dhe Engels” dhe i ka marrë bizhuteri”, thonë mes tjerash nga MPB.

MARKETING